Përfaqësuesja e Maqedonisë do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese në rrugën për në Botërorin në Katar 2022. Skuadra e Blagoja Milevskit do të luajë kundër Armenisë, e më pas do të takohet me Islandën.
Në listën e Milevski për ndeshjet e nëntorit, nuk figuron Arian Ademi i lënduar në takimin e fundit, si dhe Boban Nikolovi. Mirëpo, kënaq rikthimi i Enis Bardhit, i cili e kaloi dëmtimin. Milevski vendosi edhe për një lojtar të ri, në emër të Valon Etemit, i cili luan në Turqi.
“Etemi është një lojtar që është thirrur për U21, ka qenë pjesë e një ndeshjeje dhe më pas ka luajtur për Shqipërinë. Vitin e fundit ai luan mirë te Istanbulspor, në formë të shkëlqyer dhe ka minuta të mira.
Nëse vazhdon kështu, ka potencialin dhe cilësinë për të qenë pjesë e rëndësishme e kombëtares. Nga ai varet se si do të imponohet në kualifikimet e ardhshme për Kampionatin Evropian të vitit 2024. Liga e dytë turke është e mirë, cilësore. Ka ekipe dhe lojtarë që luajnë mirë”, tha mes tjerash Milevski.