Tifozët si shpesh herë zihen mes vete dhe kërcasin grushtet. Kështu ndodhi edhe pas ndeshjes mes Sporting – Besiktas (4:0).
Kaos, huliganët në rrugët e Lisbonës, turqit ikin nga portugezët aq sa i mbajnë këmbët.
Tifozët sportivë nga Lisbona i kanë bërë një “mirëseardhje” tifozëve të Besiktasit që erdhën në qytetin e tyre për ndeshjen e xhiros së katërt të Champions League. Sporting arriti fitore bindëse 4:0.
Huliganët i detyruan mbështetësit turq që erdhën në Lisbonë të iknin.
Nga pamjet shihet se konflikti ka zgjatur për disa minuta mes huliganëve të dy klubeve, të shtëna topash, rripa, pishtarë janë ndezur e çka jo.
03.11.2021 Sporting Hooligans Attacked Besiktas Fans.
— Defend Ultras (@DefendUltras) November 3, 2021
pic.twitter.com/9NB3lr1AUy