Barella nesër zyrtarizon

Futboll

Barella nesër zyrtarizon

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 15:33
Barella nesër zyrtarizon

Për Nicolo Barellan është gjithçka e kryer për rinovimin dhe nesër do të jetë dita e zyrtarizimit nga ana e klubit.

Barella ka pranuar kontratën e re të Inter-it ku i ofron 5 milion euro në sezon për 5 vite. Lojtari dhe klubi kanë rënë dakort pa vështirësi për arsye se Barella dëshiron ende të luaj për Interin.

Vështirësia mbetet tek Brozovic. Sipas “Skysport24”, situata e rinovimit me kroatin është e komplikuar. Është pothuajse e njëjtë me atë të Lautaros më parë.

Për Brozoviç duhet një mrekulli për ta çuar atë të rinovoj kontratën që i skadon në qershorin e ardhshëm. Kroati është një nga lojtarët kryesorë tek Inter dhe klubi do të bëjë të pamundurën për të bindur lojtarin të rinovojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat