Marselo Brozoviç arriti të gjejë golin që i hapi rrugën fitores së Interit dhe si zakonisht dhuroi një paraqitje spektakolare në mesfushë.
Kroati, i shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA, ka folur si lider në intervistën pas ndeshjes.
“Tashmë ne jemi padronë të fatit tonë”, ka thënë Brozo, që për ndeshjen vazhdoi:
“Ne duhej vetëm të fitonim dhe e kemi bërë këtë. Jemi shumë të lumtur për mënyrën si shkuan gjërat”.