Trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet kundër Kazakistanit dhe Finlandës, që do të luhen respektivisht në 13 dhe 16 nëntor dhe janë të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022.
Nuk ka surpriza lista e teknikut francez, që grumbullon të gjithë “yjet” e tij për këto sfida. Prezentë në listë janë edhe 2 lojtarë të Serie A, Theo Hernandez i Milanit dhe Adrien Rabiot i Juventusit, ndërsa mungon ylli i Manchester United, Anthony Martial, i cili sapo është rikthyer nga lëndimi.
Ja dhe lista e plotë e Francës:
Portierë: Areola, Costil, Lloris.
Mbrojtës: Digne, Dubois, L.Hernandez, T.Hernandez, Kimpembe, Koundé, Pavard, Upamecano, Zouma.
Mesfushorë: Guendouzi, Kanté, Pogba, Rabiot, Tchouameni.
Sulmues: Ben Yedder, Benzema, Coman, Diaby, Griezmann, Mbapp.