Legia e Varshavës ka publikuar formacionin zyrtar sa i përket takimit kundër Napolit.
Gjigandët polak kanë vendosur 11-shen e tyre për këtë ndeshje, ku vihet re mungesa e Ernest Muçit. Ky i fundit vazhdon që të qëndrojë në stol dhe nuk e ka marrë ende fanellën e titullarit të padiskutueshëm.
Së bashku me Muçin, në stol qëndron edhe Celhaka. Ndërkohë një lojtar shqiptar e nis si titullar në këtë takim.
Bëhet fjalë për Lirim Kastratin, që do të ketë krahun e djathtë të sulmit dhe do të kërkojë që të jetë problem për italianët.