Pse refuzoi?

Futboll

Pse refuzoi?

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 18:13
Pse refuzoi?

Mirror ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me refuzimin e Unai Emery për të marrë drejtimin e Newcastle.

Në ofertën që i është paraqitur nga klubi i Premier League ka qenë e përfshirë një klauzolë që e lejonte klubin ta prishte kontratën në rast të një rënie të skuadrës nga kategoria.

Kjo hipotezë është shumë konkrete aktualisht, me skuadrën që mban vendin e parafundit në renditje dhe pa fitore  pas 10 ndeshjesh.

Dhe me merkaton e janarit akoma larg, situata e Emery do të kishte qenë shumë e rrezikshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat