Pasi ka munguar në ndeshjen e Champions-it kundër Leipzig për shkak të një problemi në gjurin e majtë, Lionel Messi ka shkuar këtë të enjte në Madrid për të nisur rehabilitimin në ambulatorin e terapisë rigjeneruese TVA.
Sipas La Sexta, sulmuesi i PSG duket se është shoqëruar nga shoku i skuadrës Leandro Paredes dhe nga pjesëtarë të stafit mjekësor të kombëtares argjentinase, që duna të verifikojnë gjendjen e kampionit të tyre, i grumbulluar për ndeshjet e ardhshme të ndeshjeve të Argjentinës për kualifikueset e Botërorit.
Messi e njeh mirë Joaquin Juan, themeluesi i kësaj qendre mjekësore, sepse e ka kuruar në 2015-ën pas një dëmtimi në gju.
Bëhet fjalë për një mjek të famshëm, që në të kaluarën ka kuruar edhe Cristiano Ronaldo, Ansu Fati dhe basketbollistin Pau Gasol.