Lyoni nuk ka të ndalur në Grupin A të Europa League. Lyoni ka shënuar fitoren e katërt rresht, duke siguruar kualifikimin në të 8-tën e finales.
Lyoni e mposht me 3:0 Spartën nga Praga.
Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka treguar lojë të mirë.
Ai asistoi nga mesi i fushës në minutën e 61-të, ndërsa Slimani me mjeshtri realizoi për 1:0.
Pas katër minutave (65’) sërish Slimani shënon për 2:0.
Ekambi vulos fitoren me 3:0 në minutën e 90-të.
Shaqiri u paraqit tërë takimin.
Lyon është në krye të Grupit me 4 pikë pas 4 xhirove, duke lënë pas Sparta Pragën me 4, Rangers 4 dhe Brondyn me 2 pikë.