Amir Rrahmani me Napolin nuk lejojnë befasi, triumfojnë me rezultat 4:1 ndaj FC Legia në Varshavë.
Reprezentuesi i Kosovës u paraqit standard dhe tregoi angazhim të madh.
Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, u paraqit standard për Legia-n, i cili u zëvendësua në minutën e 67-të nga ai i Shqipërisë, Ernest Muçi.
Për Legia-n shënoi Emreli (10') e për Napolin realizuan Zielinski (51'nga penalltia), Mertens (75'-nga penalltia), Lozano (79'), Ounas (90’).
Napoli kryeson me 7 pikë pas 4 xhirove në Grupin C të Europa League, ka një më shumë se Legia në pozitën e dytë.