Bodo/Glimt, një ekip simpatike nga Norvegjia, një “mace e zezë” për Romën e trajnerit Jose Mourinho.
Bodo/Glimt kur fitoi me rezultat 6:1 ndaj Romës pikërisht me 21 tetor, çuditi botën e futbollit, por edhe sonte iu doli dardhë me bisht!
Ekipi norvegjez, është shndërruar në një rival i tmerrshëm, e cila barazoi (2:2) me Romën në “Olympico”.
El Shaarawy në minutën e 54-të e Ibanez (84’) shënuan për Romën dhe Solbakken (45+1') e Botheim (65') për Bodo/Glimt.
Bodo kryeson me 8 pikë pas 4 xhirove në Grupin C të Conference League, pasojnë Roma me 7, Zorya 6 e CSKA nga Sofja me 1 pikë.