Portieri Thomas Strakosha e futbollisti Elseid Hysaj startuan nga minuta e parë për Lazion, e cila ka barazuar me rezultat 2:2 me Marseillen në takimin që u zhvillua në stadiumin “Vélodrome”.
Marseille edhe pse kaloi në epërsi përmes penalltisë që e realizoi Milik në minutën e 33-të, kjo nuk iu zgjati.
Skuadra italiane përmbysi epërsinë e vendasve me golat e Anderson (45+7’) e Immobile (49’).
Në minutën e 82- Payet barazon rezultatin 2:2.
Në Grupin E të Europa League, pas 4 xhirove Lazio zë vendin e dytë me 5 pikë, ka tre me pak se Galatasaray dhe 1 më shumë se Marseille e tre pikë se Lokomotiva e Moskës.