Barcelona këtë të shtune do të udhëtoj drejt Celta Vigos, ndeshje kjo ku klubi katalanas i duhet që t’i marrë tri pikët e plota në mënyrë që së paku të mbajë gjallë shpresat për një vend që i çon në garat evropiane.
Por, përveç ndeshjes me Celtan, Barcelona është duke negociuar ende me ish lojtarin e tyre, Xavi Hernandes, në mënyrë që ai ta marrë postin e trajnerit të klubit.
Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë të thellë rezultatesh, ku pas 11 ndeshjes ka arritur që të marrë vetëm gjysmën e pikëve – 16.
Në pesë ndeshjet e fundit, Barcelona ka arritur që të marrë vetëm katër pikë – një fitore dhe një barazim.