Një episod i keq ka ndodhur në sfidën mes Bayer Leverkusen dhe Real Betis.
Pas përfundimit të lojës: një sherr masiv nisi nga përplasja mes Nabil Fekir dhe Kerem Demirbay.
Mesfushori i Leverkusenit goditi “playmakerin” e Betisit, i cili po e mbante topin me këmbëngulje dhe forcë edhe pse ndeshja praktikisht kishte përfunduar. Sjellja e kundërshtarit nuk i pëlqeu Fekirit.
Në përplasje e sipër, francezi i vuri duart në fytyrën e Demirbayt.
Në çast u vërsulën të gjithë të tjerët, duke filluar nga Tapsoba, i cili shkoi menjëherë të konfrontohej me Fekirin.
Të dy u ndanë nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik. Gjyqtari anglez, Anthony Taylor, nuk e kurseu kartonin e kuq për të dy lojtarët (Fekir dhe Demirbay).