Xavi Hernández po jeton orët e fundit në Katar

Futboll

Xavi Hernández po jeton orët e fundit në Katar

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 11:28
Xavi Hernández po jeton orët e fundit në Katar

Xavi Hernández po jeton orët e fundit në Katar.

Gjatë kësaj te premteje trajneri spanjoll ka planifikuar të takohet me sheikun e Al Sadd, Mohammed bin Al Thani, për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen e ndarjes, teksa vetmja pikë diskutimi është klauzola e lirimit.

Xavi ka një marrëveshje “gentleman”-ësh me sheikun, i cili do t’ia falte atij pesë milionë eurot e parashikuara në kontratë, në rast largimi.

Takimi mund të zhvillohet vetëm në orët e pasdites, pasi e premtja është festë myslimane dhe çdo takim para mesditës konsiderohet një ofendim i rëndë, pasi duhet t’i kushtohet lutjes.

Në rast se ai arrin “lirimin” pa pagesë, Xavi dhe menaxheri i tij, Fernando Solanas, do të paraqiten në zyrat e klubit për të nënshkruar përfundimin e kontratës. Nëse sheiku nuk dorëzohet dhe kërkon pagesën e plotë ose një pjesë të klauzolës, atëherë delegacioni i Barcelonës, i përbërë nga zëvendëspresidenti Rafa Yuste dhe drejtori i futbollit, Mateu Alemany, do të shkojë gjithashtu në zyrat e Al Saddit për të bërë pagesën ose të paktën të bien dakord për kushtet e pagesës.

Klubi në Doha pritet të organizojë një event për lamtumirën e Xavit, para se të nënshkruajë zyrtarisht për Barcelonën deri më 30 qershor 2024.

Të shtunën, në një fluturim që niset nga Doha rreth orës 7.30 të mëngjesit, Xavi dhe delegacioni i klubit “blaugrana” pritet të kthehen në Barcelonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat