Ferdinand ka një shqetësim

Futboll

Ferdinand ka një shqetësim

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 11:29
Ferdinand ka një shqetësim

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka folur për BT Sport në lidhje me Topin e Artë dhe mundësinë që çmimi prestigjioz të fitohet nga Jorginho, kampion i Europës me Chelsea-n dhe Italinë.

“Më shqetëson fakti që është në listën e favoritëve për këtë çmim prestigjioz. Nuk është lojtari më i mirë i Chelsea-t dhe as i Italisë”, ka thënë Ferdinand.

“Nuk dua të tregoj mungesë respekti, është sigurisht një lojtar i madh, por nuk e meriton të jetë afër futbollistëve të tjerë që kanë ngritur Topin e Artë.

“Ka fituar të gjithë trofetë e rëndësishëm sezonin e kaluar dhe e kuptoj kandidaturën e tij, por mendoj se është shumë inferior në krahasim me lojtarët e tjerë të mëdhenj”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat