Nga statistikat e tij në fushë, duket sikur koha e “varjes së këpucëve në gozhdë” për Kristiano Ronaldon do të jetë e largët. Ylli portugez është lideri i Mançester Junajtid, teksa deri në këtë pikë të sezonit ia ka dalë të shënojë 9 gola në 11 ndeshje.
Megjithatë, duke qenë se shifra në pasaportën e tij tregon 36 vite, atëherë është natyrale të mendohet edhe për atë se çfarë do të bëjë CR7 pasi të tërhiqet nga futbolli i luajtur.
Duket se një ide që e tërheq shumë pesë herë fituesin e Topit të Artë është të bëhet trajner, teksa të shumta kanë qenë hipotezat të cilat e shohin menjëherë në krye të Mançester United.
Por, nuk janë të këtij mendimi në klubin anglez, pasi siç raporton Daily Star, “Djajtë e Kuq” e kanë mohuar këtë ide. Kjo pasi drejtuesit aktualë janë të përqendruar te ajo se çfarë po arrin Ronaldo në fushë, teksa janë të lumtur që luzitani i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë dhe po udhëheq skuadrën.