Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë U21, Alban Bushi, e ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Sllovenisë dhe Kosovës.
Këto sfida luhen më 12 dhe 16 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.
Shqipëria sfidën e parë e luan ndaj Sllovenisë në udhëtim kurse në 16 nëntor përballet ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19.00.
Shqipëria pas tetë ndeshjeve të zhvilluara ndodhet e treta në Grup me 11 pikë.
Austria zë pozitën e dytë me 12 sosh kurse tabelës i prinë Anglia me 18 pikë.
Kosova ndodhet e parafundit me 6 pikë, dy më shumë se Andorra që ndodhet e fundit.