Sipas El Nacional, Newcastle është duke shikuar mundësinë për të rrëmbyer Marc-Andre ter Stegen nga Barcelona.
Portieri ka kontratë afatgjate me klubin nga Camp Nou, por klubi anglez tani ka para më shumë se askush tjetër dhe është i gatshëm t’i ofrojë pagë dyfish më të madhe se sa merr te Barça.
Derisa sa i përket çmimit të blerjes, nuk është problem për Newcastle.
Barcelona do të kërkonte më shumë se 50 milionë euro për lojtarin, shifër lehtë e përballueshme për miliarderët e Newcastle.
29-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014.
Ai ka fituar gjithçka me Barçën dhe pas largimit të Messit, klubi katalunas ka nisur ndërtimin e skuadrës për të ardhmen dhe Ter Stegen mund të kërkojë gjithashtu të ndërrojë ambient.