Marselo Brozoviç është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Interit duke treguar një rritje të jashtëzakonshme në lojën e tij vitet e fundit.
Zikaltrit janë të vendosur për rinovimin e kontratës të kroatit, por vetë futbollisti nuk është i kënaqur nga oferta, pasi të tjetër në skuadër paguhen më shumë dhe pse qëndrojnë në stol.
I tillë ishte rasti kur mbërriti Çalhanoglu në verë nga Milani, kur Brozoviç pretendoi të fitonte sa turku përndryshe do të shikonte një mundësi më të mirë për karrierën e tij. Për të përfituar nga kjo situatë ka menduar Atletiko Madrid.
Simeone e sheh të vlefshmen Brozon për skemat e tij, dhe nuk do të mungonte një joshje nga ana e spanjollëve me një pagë të majme. Këto ditë do të jenë vendimtare për Brozoviç pasi te Interi përqendruar totalisht te pjesa e rinovimeve.