Trevoh Chalobah është një nga befasitë e Chelsea-t këtë sezon.
22-vjeçari, produkt i akademisë, pas disa vitesh huazim tani ka fituar besimin e drejtuesve dhe të Tuchelit, teksa ka luajtur 10 ndeshje deri tani në të gjitha kompeticionet.
Mbrojtësi anglez u shpërblye nga klubi për paraqitjet e tij me një kontratë të re, që praktikisht e “blindon” atë për vitet e ardhshme në “Stamford Bridge”.
Mbrojtësi anglez që ka shënuar 2 gola këtë vit, firmosi kontratën e re deri në vitin 2025 me pagë të përmirësuar, siç njoftoi klubi anglez.