Karim Adeyemi po shkakton një ankand të vërtetë mes klubeve të mëdha të Europës.
Sulmuesi i ri i Salzburgut kishte një takim me drejtuesit e Interit pak ditë më parë, ndërsa tani mësohet se menaxherët e tij janë në Madrid ku po shqyrtojnë ofertat nga Real dhe Atletico.
Gjithashtu Barcelona e konsideron si opsion të mundshëm për sulmin dhe e gjithë kjo konkurrencë po rrit çdo ditë çmimin e kartonit të tij.
1 muaj më parë mjaftonin 20 milionë euro, ndërsa tani duhen të paktën 30-35 milionë për 19-vjeçarin.