Nga derbi në derbi. Dy herë do të luajë ndaj Tiranës.
Brenda pak ditëve skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi. Dinamo, pasi fitoi “aktin” e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, do të tentojë të njejtën gjë edhe në kampionat, në kuadrin e javës së 8-të të Superiores.
Në konferencë për shtyp, trajneri i bluve kryeqytetas u shpreh:
“Fitorja në kupë na jep qetësi dhe moral, por unë dhe skuadra jemi të bindur se ndryshon gjithçka në kampionat. Për fat të keq, lojtarët dëmtohen në ndeshje, por edhe në stërvitje. Jam i bindur se ata që do të luajnë në fushë do të bëjnë shumë mirë.
Nuk mendoj se ka ndryshuar diçka në skuadër, por është ajo që kemi thënë: do të rritemi nga ndeshja në ndeshje. Kemi bërë një kampionat të mirë deri tani, do të donim të kishim pikë më shumë, pasi i kemi lënë rrugës për gabimet tona. Deri në fund të kampionatit, çdo skuadër do të marrë atë që meriton", ka thënë Shkëmbi.