Ajaxi vazhdon t’i surprizojë të gjithë këtë sezon duke mundur çdo kundërshtar në Champions.
Kampionët e Holandës kanë grumbulluar 12 pikë në 4 takime duke u cilësuar dhe si ‘’kokë’’ grupi.
Të martën, Ajaksi mposhti 1-3 Borusia e Dortmundit në një sfidë të çmendur ku përmbysën rezultatin e pjesës së parë.
Goli i barazimit u shënua në minutën e 72-të nga takimit Dushan Tadiq, por ajo çka ndodhi pas golit ka shkaktuar ilaritet në rrjetet sociale.
Në momentin e golit, Tadiq u përplas keq me shtyllën duke u dëmtuar në organet gjentiale.
Pas ndeshjes, Tadiq u detyruar të fashohej përndryshe do të kishte probleme. Pikërisht fotoja e Tadiq që ka fashuar organet gjenitale ka shkaktuar të qeshura në rrjetet sociale ku nuk kanë munguar memet.