Conte ka arritur që të fitojë në debutimin me Tottenham. Ish-trajneri i Interit mori përsipër detyrën e re për të punuar me ekipin anglez.
Në mbrëmjen e djeshme erdhi fitorja kundër Vitesse me shifrat 3-2. Në përfundim të takimit, trajneri italian ishte i impresionuar nga kushtet që klubi i ka vendosur ekipit.
“Unë dua që të rikthej besimin e Tottenham.
Kjo skuadër ka potencial të madh. Jam i kënaqur me këtë stadium, me të gjithë këto terrene sportive që janë për ne.
Nuk e di nëse ka një klub tjetër në botë me këto kushte. Tottenham është skuadër e madhe”, tha Conte.