Nicolo Barella ka nënshkruar sot (e premte) kontratë të re me klubin e Interit.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Interit, përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare.
Me kontratën e re, Barella do të mbetet i lidhur me “Nerazzurrët” deri më 30 qershor 2026.
24-vjeçari besohet se është një prej kandidatëve kryesor që nga sezoni i ardhshëm ta bartë shiritin e kapitenit te kampioni në fuqi italian.