Kombëtarja e Holandës ka zbuluar listën e 24 lojtarëve për dy ndeshejt e nëntorit.
Holanda dy ndeshjet e ardhshme dhe të fundit të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022” do t’i zhvillojë ndaj skuadrave të Malit të Zi dhe Norvegjisë.
All set for November 🔥
— OnsOranje (@OnsOranje) November 5, 2021
➥ 𝐎𝐔𝐑 𝐒𝐐𝐔𝐀𝐃 for the last two World Cup qualification matches of 2021!
13/11 | 🇲🇪 - 🇳🇱 | #MNENED
16/11 | 🇳🇱 - 🇳🇴 | #NEDNOR#WCQ2022 pic.twitter.com/ScYDND7zsF
Ndeshjen e parë “tulipanët” do të luajnë si mysafir i Malit të Zi më 13 nëntor, gjersa tre ditë më pas ata do të jenë nikoqir i kombëtares së Norvegjisë më 16 nëntor.
Holanda ka gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje pas tetë ndeshjeve në grupin G dhe ende nuk e ka siguruar kualifikimin.
“Portokallinjtë” renditen si lider me 19 pikë në tabelë, teksa ndjeken nga Norvegjia që ka dy pikë më pak, 17, dhe Turqia e treta që ka 15 pikë.
Me një fitore potenciale ndaj Malit të Zi, holandezët do të siguronin kualifikimin për Botëror.