Carlo Ancelotti ka besim te Dani Ceballos.
Trajneri i Real Madrid, gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit me Rayo Vallecano, i ka bërë komplimentet mesfushorit që kërkohet nga Roma dhe Milan.
“Më pëlqen si lojtar, e kam ndjekur shumë tek Arsenal. Po rikthehet nga një dëmtim i rëndësishëm dhe i duhet akoma pak kohë”, ka thënë Ancelotti.
Mesfushori po kthehet këto ditë nga dëmtimi serioz që ka pësua rnë kavilje gjatë Lojërave Olimpike me Spanjën.