Nesër do të zhvillohet derbi i javës së 13-të në Superligën e Kosovës, ku ndeshen në Theranda dy skuadra që kanë më së shumti pikë, Ballkani - Drita.
Ballkani kërkon fitore sikur edhe Drita.
Optimist për ndeshjen u shpreh i shpreh futbollisti i Dritës, Ardit Tahiri
“Ne e dijmë rëndësinë e ndeshjes së nesërme dhe po ashtu nivelin e kundërshtarit. Jemi munduar dhe kemi punuar maksimalisht me përgatit ndeshjen për nesër.
Atmosfera në ekip është mjaft e mirë dhe shpresoj të fitojmë”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ndër të tjera theksoi se nesër pritet të jetë një përballje e fortë dhe ndeshje e mirë për t’u ndjekur, por Drita është e motivuar të bëjë më të mirën dhe të marrë fitore.
Për ndeshjen e javës së 13-të janë të gatshëm të gjithë futbollistët, përpos Arbnor Mujës që po vazhdon rikuperimin dhe Prince Balde për shkak kartonit të kuq.
Ndeshja derbi e kësaj jave zhvillohet të shtunën, ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit në Therandë. Drita kryeson me 22 pikë, ka një më shumë se Ballkani.