Një sezon më parë Istanbulspor krenohej me dyshen shqiptare, Rroca-Abazaj të cilët ishin liderët e ekipit nga Stambolli në fushë.
Një sezon më pas gjërat kanë ndryshuar por pavarsisht dëmtimeve të dyshes Abazaj-Rroca që për momentin janë në bokse te Istanbulspor vazhdon të flitet shqip.
Ata që po paraqiten mirë këtë sezon janë Valon Ethemi, shqiptari nga Maqedonia e Veriut që sëfundmi ka marrë një ftesë nga trajneri Milevsky për dy sfidat kualifikuese të muajit nëntor dhe Jetmir Topalli, sulmuesi kosovar që sezonin e shkuar ishte pjesë e Yeni Malatayaspor në Superligën turke.
Në ndeshjen e fundit ndaj Menemenspor Ethemi ish-lojtari i Kukësit realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 33-të, i pari për të në këtë sezon ndërkohë 4 minuta më vonë Topalli dyfishoi shifrat, duke gjetur golin e dytë sezonal.