Bardhi shkëlqen në Turqi

Futboll

Bardhi shkëlqen në Turqi

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 23:32
Bardhi shkëlqen në Turqi

Jurgen Bardhi shkëlqen në ligën e parë turke. Ish-lojtari i Partizanit spikati në ndeshjen e fundit mes Tuzlaspor dhe Denzilspor duke rikthyer ekipin e tij te fitorja pas 3 humbjesh rresht.

Bardhi realizoi golin që zhbllokoi shifrat në minutën e 85-të ndërsa dha edhe një assist dy minuta më vonë, ndërsa ekipi nga qyteti i Tuzlas arriti të triumfonte me shifrat 3-0 në këtë ndeshje edhe pse i zhbllokoi shifrat vetëm 5 minuta para fundit.

Në të 85-ën Bardhi ishte në vendin dhe në kohën e duhur duke gjetur golin e tij të dytë në këtë sezon me Tuzlaspor ndërkohë që dy minuta më vonë pas një inkursioni të shkëlqyer personal i serviri Basaran-it asistin e golit të dytë duke i kthyer reston.

Me këtë fitore Tuzlaspor u ngjit në kuotën e 17 pikëve në vendin e 6-të të renditjes dhe për momentin është në zonën play-off.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat