Nisi me një barazim 1:1, java e 11-të e Bundesligas mes Mainz dhe Borussia Monchengladbach që ndanë nga një pikë në duelin e Mewa Arena, me Mainz që e mbajti pas në renditje Gladbach edhe pas këtij raundi.
Gafa e portierit Zentner i dha mundësinë miqëve të zhbllokonin shifrat në minutën e 38-të me Neuhaus.
Pavarësisht se Gladbach iu afrua golit të dytë në disa raste ishte Mainz që gjeti rrugën e rrjetës 15 para fundit.
Autor i golit zvicerani Widmer i cili i dha një pikë Mainz-it në këtë duel të vështirë përballë një rivali që synon pjesëmarrjen në Kupat e Europës.