Ish-trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko është shumë afër të marrë drejtimin e skuadrës nga Serie A, Genoa.
Kështu raporton gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio.
Trajneri aktual i Genoas, Ballardini pritet të shkarkohet dhe vendin e tij pritet ta zër-ë ish-ylli i Milanit.
Shevchenko është në bisedime të avancuara me Genoan dhe shumë shpejt pritet të ketë diçka konkrete.
Për pesë vite, Shevchenko ishte përzgjedhës i ekipit kombëtar të Ukrainës.