Manchester Utd - Manchester City, derbi i madh

Futboll

Manchester Utd - Manchester City, derbi i madh

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 11:19
Manchester Utd - Manchester City, derbi i madh

Bota e futbollit me sytë nga “Old Trafford”, ku mesditën e sotme në orën 13:30 do të luhet derbi i Manchester United dhe City.

Dy skuadrat vijnë me pretendime të mëdha këtë sezon dhe përballja premton një 90-minutësh spektakolar, me ‘djajtë e kuq” që kanë rigjetur qetësinë pas fitores 0-3 në Londër ndaj Tottenhamit.

Për Ronaldon me shokë, kjo do të jetë përballja e parë me tifozët në “Old Trafford”, që prej asaj humbjeje të turpshme 0-5 ndaj Liverpoolit pasditen e 24 tetorit dhe njëkohësisht mjaft e rëndësishme për pretendimet e “djajve të kuq”.

Aktualisht të besuarit e Solskjaer janë 8 pikë larg Chelsea kryesues dhe një humbje në derbi mund at thellonte edhe më shumë këtë distancë, duke nxjerrë përfundimisht nga gara për titull ‘djajtë e kuq” të Manchesterit, të cilët do të kenë presionin mbi vete sot.

Në një situatë më të qetë është City i Guardiolës, që gjithsesi ka mbetur 5 pikë larg Chelsea dhe sigurisht që nuk do të donte një tjetër humbje, aq më tepër në derbi, ku disfata kushton edhe në aspektin psikologjik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat