Blerja e re e Bayernit, Marsel Zabicer, akoma nuk ka dhënë prova se ishte zgjedhja e duhur në merkaton e verës.
Ai jo vetëm që është privuar nga dëmtimet e shumta, por dhe për faktin se iu bashkua skuadrës pas fazës përgatitore.
Në 13 ndeshjet e Bajernit, austriaku ka qenë vetëm dy herë në formacionin e parë. Starti i dobët i lojtarit ka të bëjë edhe me faktin se nuk është ambientuar ende plotësisht me pjesën tjetër të skuadër.
“Bild” shkruan se ai shpeshherë shihet të qëndrojë i vetëm në stërvitje dhe nuk para flet me shokët e skuadrës.
Kujtojmë që ishte trajneri Julian Nagelsman ai që këmbënguli për transferimin e lojtarit në Mynih. Bajerni pagoi 15 milionë euro për mesfushorin që ai të linte Lajpcigun në verë.