Shkupi kërkon fitoren e 10-të

Futboll

Shkupi kërkon fitoren e 10-të

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 11:33
Shkupi kërkon fitoren e 10-të

Në kuadër të xhiros së 13-të të Ligës së parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, skuadra e Shkupit, sot do të jetë mysafir I Makedonija Gj.P.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Gjorče Petrov”, duke filluar nga ora 13:00.

Shkupi kërkon fitoren e 10-të, në ndeshjen e së nesërmes dhe të katërtën si mysafir.

Freddy Alvarez, kërkon tre pikët e radhës që Shkupi, të mbetet në vendin e parë në tabelë.

“Do të luajmë 90 minuta për tre pikët e radhës edhe pse do të jetë një ndeshje e vështirë.
 

Duam që të mbetemi në vendin e parë në tabelë. Duam që ti gëzojmë tifozët tanë sepse ata e meritojnë.

Ndeshja ndaj Makedonija Gj.P do të jetë e vështirë, sepse ata janë mjaft të mirë si vendas, por ne do ta japim maksimumin nga vetja”, tha Freddy Alvarez.

Në tre ndeshjet e fundit në ligë, Makedonija Gj.P, ka një fitore, një barazim dhe një humbje.

Momentalisht renditet në vendin e 9-të në tabelë, me gjithsej 14 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat