Reali synon përforcimin e mbrojtjes

Futboll

Reali synon përforcimin e mbrojtjes

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 11:53
Reali synon përforcimin e mbrojtjes

Real Madridi raportohet se është ende i interesuar për Antonio Rudiger.

Reali dëshiron të forcojë qendrën e mbrojtjes pasi Rafael Varane dhe Sergio Ramos u larguan nga klubi. Tashmë dyshja kryesore te “Los Blancos” janë David Alaba dhe Eder Militao. Por, një dëmtim ose skualifikim i njërit prej këtyre lojtarëve mund të shkaktojë probleme për klubin.

Sipas “AS”, klubi spanjoll po monitoron situatën e Rudiger, i cili është i pëlqyer nga drejtuesit e klubit, por edhe trajneri Ancelotti.

Kontrata e reprezentuesit gjerman me Chelsean skadon më 30 qershor të vitit 2022. Kjo nënkupton, se në verën e vitit të ardhshëm ai mund të largohet nga “Stamford Bridge” si lojtar i lirë.

28-vjeçari thuhet se po kërkon të paguhet 12 milionë euro në vit, teksa Chelsea nuk është ende gati ta paguajë aq shumë.

Në anën tjetër, Isco, Marcelo, Gareth Bale dhe ndoshta Eden Hazard mund të largohen nga “Bernabeu”, kështu që klubi do të ketë mjetet e nevojshme financiare për të përmbushur kërkesat e Rudiger.

Këtë sezon, Rudiger ka zhvilluar 13-të ndeshje për Chelsean në të gjitha garat dhe ka shënuar 1 gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat