Emiliano Musta i Partizanit ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp para ndeshjes të së dielës ndaj Kastriotit në transfertë. Anësori i të kuqve ka theksuar se ekipi duhet të shfrytëzojë më shumë rastet para porte dhe të tregohet cinik, ndërsa shton se lojtarët kanë më shumë përgjegjësi se drejtuesit në lidhje me startin negativ të kryeqytetasve.
“Futbolli është i paparishikueshëm dhe prisja më mirë, por kemi kohë përpara dhe do mundohemi ta kthejmë situatën.
Ambientimi ka qenë i mirë, kam vite që luaj në Superiore dhe nuk ka pasur problem. E vetmja gjë që nuk ka shkuar ka qenë rezultati dhe duhet të jemi më shumë cinik para porte.
Ne futbollistët kemi më shumë përgjegjësi se drejtuesit në këtë aspekt. Kemi cilësi, por është më shumë një ngërç. Kemi besim te trajneri, kemi harmoni dhe kemi çaluar te finalizmi para porte. Kemi presion dhe kjo është në çdo ndeshje dhe seancë stërvitore. Nesër besoj se kthehemi te fitorja”, u shpreh Musta.