Ballkani-Drita është kryederbi i kësaj fundjave në elitën e futbollit tonë.
Skuadra nga Suhareka i bën ‘konak’ Dritës, në kuadër të javës së 13-të.
Kjo sfidë parashikohet të sjellë futboll cilësorë pasi që përballen dy skuadrat që synojnë titullin e kampionit.
Drita momentalisht është lidere në tabelë me 22 pikë, ndërsa Ballkani është e dyta me 21 pikë.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:
Formacioni i Ballkanit: Frashëri, Jashanica, Thaqi, Hoxha, Thaqi, Gashi, Kuc, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Solomon
Formacioni i Dritës: Maloku, Limani, Islami, Cuculi, Blakqori, Broja, Fazliu, Vucaj, Ajzeraj, Namani, Simonovski.