Superliga e Kosovës rikthehet sot me një program ndeshjesh tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 13 të sezonit të ri 2021/22.
Kryendeshja e këtij programi do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Gjilanit, ku skuadra e Dritës e pret në shtëpi Ballkanin.
Po ashtu, krahas kësaj ndeshje do të zhvillohet edhe takimi interesant në stadiumin “Liman Gegaj” ku skuadra në formë Llapi do të jetë mysafirë i Malishevës, ku kjo e fundit nuk di për fitore në pesë ndeshje.
Pas 12 xhirove të zhvilluara, tabelën e kryeson skuadra e Dritës me gjithsej 22 pikë, një më shumë se Ballkani dhe Gjilani që zënë pozitat dy dhe tre, kurse Top 4 e mbyll Drenica në kuotën e 20 pikëve.
Në anën tjetër, Malisheva me 12 pikë, Dukagjini me 11 sosh dhe Feronikeli me 10 pikë pozicionohen në tre pozitat e fundit në tabelë.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.
13:00 Drenica – KF Ulpiana (Stadiumi Bajram Aliu)
13:00 Ballkani – Drita (Stadiumi Suva Reka)
13:00 Malisheva – Llapi (Stadiumi Liman Gegaj)