Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, u lëndua gjashtë javë më parë në derbin kundër Tottenham Hotspur dhe pësoi një dëmtim të ligamentit në gjurin e djathtë.
Tani nga Londra raportohet se, Xhaka do të jetë jashtë të paktën deri në vitin 2022.
“Graniti po bën përparim të mirë në hapat e parë në rrugën e kthimit nga dëmtimi i gjurit. Objektivi aktual është që Graniti të rifillojë stërvitjen në fillim të vitit të ardhshëm”, njofton FC Arsenali.
Trajneri i tij, Mikel Arteta, kishte deklaruar pas lëndimit: “Mentaliteti i tij është i madh. Graniti e di se çfarë të bëj. Ai ka një karakter të fortë dhe do të kthehet kur të jetë koha e duhur.
Ai është një lojtar i madh për ne dhe është vërtet i rëndësishëm”..