Superliga e Shqipërisë, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamo Tiranës

Futboll

Superliga e Shqipërisë, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamo Tiranës

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me dy ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së tetë të sezonit të ri 2021/22.

Ndeshja hapëse e ditës së sotme do të jetë mes skuadrës së Skënderbeut dhe asaj të Kukësit, takim ky që zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu”, përcjell KosovaPress.

Ndërsa, fokusi në programin e sotëm do të jetë në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku do të zhvillohet derbi i kryeqytetit mes skuadrës së Tiranës dhe asaj të Dinamo Tiranës.

Pas shtatë xhirove të zhvilluara, skuadra e Tiranës kryeson tabelën me gjithsej 17 pikë, tre sosh më shumë se Kukësi, kurse Teuta me 12 pikë dhe Vllaznia me nëntë sosh mbyllin Top 4.

Në anën tjetër, Partizani, Kastrioti dhe Skënderbeu që gjenden në kuotën e pesë pikëve, janë tri skuadrat që pozicionohen në fund të tabelës.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.

16:45 Skënderbeu – Kukësi (Stadiumi i Skënderbeut)

19:45 KF Tirana – Dinamo Tirana (Stadiumi Selman Stërmasi)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat