Mbyllet pjesa e parë, City në epërsi të dyfishtë kundër United

Futboll

Mbyllet pjesa e parë, City në epërsi të dyfishtë kundër United

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Old Trafford” mes skuadrës së Manchester United dhe kampionit anglez Manchester City, ku skuadra mysafire gjen vetën në epërsi prej dy golave.

Fillimisht, Manchester City arriti ta zhbllokojë rezultatin përmes autogolit të mbrojtësit të United Eric Bailly, i cili shënon në portën e tij në minutën e 7’ të ndeshjes.

Kur shihej se pjesa e parë ishte drejt përfundimit mesfushori portugez Bernardo Silva arrin ta dyfishoj epërsinë e Cityt, ku shënoi në minutën e 45’ për 2:0, përcjell KosovaPress.

Rezultati momental pas pjesës së parë është 2:0 në favor të Manchester Cityt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat