Shkëndija triumfon në derbin shqiptar

Futboll

Shkëndija triumfon në derbin shqiptar

Nga: K.G. Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 14:52
Shkëndija triumfon në derbin shqiptar

Shkëndija nga Tetova ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, në derbin shqiptar të javës së 13-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Derbi i skuadrave nga Tetova padyshim që u karakterizua me rivalitet por pikët i mori Shkëndija që ishte në cilësinë e mysafirit. 

Në minutën e 24-t, Sindrit Guri realizoi për fitoren e madhe të skuadrës së tij. 

Renova pati vështirësi pasi që nga minuat e 10-të mbetet me një lojtar kur Abdulla u përjashtua nga loja.

Renova zë vendin e tretë me 22 pikë e Shkëndija është në të pestin me 21 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat