Ulpiana befason Drenicën në “Bajram Aliu”

Futboll

Ulpiana befason Drenicën në “Bajram Aliu”

Nga: K.Goca Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 14:54
Ulpiana befason Drenicën në “Bajram Aliu”

Ulpiana nga Lipjani kthehet me tre pikë të mëdha nga stadiumi “Bajram Aliu” nga Skenderaj. 

Skuadra nga Lipjani la shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Drenicës, në ndeshjen e javës së 13-të të BKT Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshje u karakterizua me lojë të mirë, ndërsa Drenica edhe pse ishte favorite, sot nuk i shkoi asgjë ndoresh dhe zhgënjeu tifozët e saj.  

Në minutën e 60-të, Selimi i Ulpianës, pati rast ideal por portieri Kaloshi intervenoi me sukses. 

Në minutën e 87-të, Santos shënoi për triumfin e madh të Ulpianës. 

Drenica është në vend të katërt me 20 pikë dhe Ulpiana renditet në të shtatin  me 16 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat