Renditja tabelore e BKT Superliga tashmë ka një lider të ri.
Ballkani rikthehet në krye të tabelës pas fitores së sotme kundër Dritës (2-0).
Skuadra e Bekim Isufit është në vendin e parë me 24 pikë, dy më shumë së Drita.
Llapi me fitoren e sotme kundër Malishevës (0-1), tani ka 18 pikë dhe renditet e pesta, derisa Ulpiana me trepikëshin kundër Drenicës (0-1), është në vendin e shtatë me 16 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e gjashtë, por më një ndeshje me pak.