Një telenovelë që nuk duket se ka një fund.
Mauro Icardi është kthyer në rrjetet sociale dhe ka postuar menjëherë një fotografi bashkë me Wanda Nara, të shoqëruar me mesazhin: “Të dya”.
Disa momente më pas, sulmuesi i PSG-së ka postuar një Instagram Story: “Mësohu të fitosh në heshtje dhe lëre botën të mendojë se ti po humb”.
A është rikthyer paqja më në fund? Këtë do ta mësojmë në seritë e ardhshme të telenovelës më të ndjekur të momenti.