City bëhet skuadra me më së shumti fitore në Old Trafford

Futboll

City bëhet skuadra me më së shumti fitore në Old Trafford

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 16:20
Pep Guardiola

Manchester City triumfoi në derbin e qytetit duke e mposhtur skuadrën e Manchester United në Old Trafford me rezultat solid 2-0. 

Golat për mysafirët u shënuan nga një autogol i Baillyt në minutën e 7-të, dhe Bernardo Silva në minutën e 45-të.

Pas kësaj fitore, Man City tani ka regjistruar një rekord pozitiv ndaj Man Unitedit.

Man City tani është bërë skuadra vizituese me më së shumti fitore të arritura ndaj Manchester United në Old Trafford, me tetë fitore të arritura.

Para kësaj përballje, Man City dhe Liverpool mbanin rekordin me nga shtatë fitore në Old Trafford, gjersa pas kësaj fitore “Qytetarët” tani prijnë të vetëm në këtë rekord.

Ndryshe, Man Utd regjistron humbjen e tretë në Premier Ligë në katër ndeshjet e fundit, duke mbetur me 17 pikë të mbledhura, gjersa Man City pozicionohet e dyta në tabelë momentalisht me 23 pikë të mbledhura. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat