Është zhbllokuar rezultati në stadiumin “Stamford Bridge” ku skuadra vendase tani gjen vetën në epërsi prej një goli.
Kampioni evropian Chelsea ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër skuadrës së Burnleyt, përmes golit të sulmuesit Kai Havertz.
Nga një asistim i mbrojtësi Reece James, Havertz shënon gol në minutën e 33’ të ndeshjes për të kaluar “Blutë” në epërsi kundër Burnleyt.
Rezultati momental i ndeshjes është 1:0 në favor të Chelseat.