Skuadra nikoqire ka epërsinë në stadiumin “Stamford Bridge”.
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes skuadrës së Chelseat dhe asaj të Burnley, ku pas 45’ minutave lojë të zhvilluara skuadra nikoqire gjen vetën në avantazh prej një goli.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi gjermani Kai Havertz në minutën e 33’ të ndeshjes, përmes një asistimi të mbrojtësit Reece James.
Sa i përket statistikave, Chelsea në pjesën e parë kishte posedimin e topit në favor të tyre, gjithsej 73% krahas 27% sa kishte skuadra e Burnleyt.
Rezultati i pjesës së parë është 1:0 në favor të Chelseat.